AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 11:08

Lefter Koka dorëzon raportin mjekësor në GJKKO: Nuk jam mirë me shëndet

Lefter Koka dorëzon raportin mjekësor në GJKKO: Nuk jam mirë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dorëzuar në GJKKO një raport mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore, ku shprehet se nuk është mirë.

Ndërkohë vendimi për inceneratorin e Elbasanit nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shpallë me 5 tetor vendimin për inceneratorin e Elbasanit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Nga ana tjetër kompania Albtek Energy shpk, pretendon se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar.

Ndërsa avokati i kompanisë ka theksuar se është cenuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga gjykata e Elbasanit që e ka pushuar çështjen.