TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me nënkryetaren, Ermonela Felaj, pasi kjo e fundit refuzoi të lexoi letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.
Në letrën e firmosur nga 28 deputetë Gazment Bardhi është zgjedhur kreu i Grupit, pasi Basha e hoqi nga ky funksion.
Por Ermonela Felaj refuzoi ta lexojë duke argumentuar se “nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme”.
Felaj: Ka replikë me kryetaren e Kuvendit dhe nuk e konsiderojmë njoftim për ta lexuar
Bardhi: Ju nuk çmoni dot njoftimet e grupit të PD, por t’i lexoni. Nuk ka replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit nëse e lexoni shkresën, nëse keni guxim, do të lexoni vendimin e kreut të grupit parlamentar. Ju nuk mund të bëni asnjë interpretim mbi këtë vendim, thjesht informoni seancën.
Felaj: Atë që duhet ta thoni ju, nuk e thatë. Nuk mund të akuzoni kryetaren e Kuvendit se ka futur Kuvendin në një situatë të paprecedentë, po e bëni ju me provokime të njëpasnjëshme.
Zgjidhni problemet tuaja të brendshme pastaj do të mbaj qëndrim për grupet parlamentare.