AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 11:55

Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi rrëzon me 55 vota kundër Bardhin, Basha nuk votoi

Kërkoi ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Kuvendi

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkohej votimi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. 

"43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës."- tha nënkryetarja e Kuvendin, Ermonela Felaj ndërkohë që Lulzim Basha nuk ka votuar as pro as kundër. 

Pas rrëzimit të kërkesës, Bardhi tha se nëse mazhoranca do të ishte e interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të kishte përfshirë në zgjedhjet e 14 majit bandat kriminale në çdo qytet të vendit. Para votimit nga Kuvendi për rrëzimin e  kërkesës së Bardhit, kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se Kuvendit sot duhet të votojë vetëm shtyrjen e afatit të komisionit dhe në seancën tjetër përbërjen.