AKTUALITET, 21 Shtator 2023, 13:12

“Bën propagandë si Shukriu apo Safeti”, Berisha replikon me Manjën: Je kriminel elektoral

“Bën propagandë si Shukriu apo Safeti”, Berisha replikon

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha replikoi në sallën e kuvendit me deputetin socialist Ulsi Manja ky i fundit u shpreh i sigurtë se zgjedhjet e dielës në bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist.

Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët nuk kanë mbetur mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”

“Ai është një kriminel i mirëfilltë zgjedhor. Ai është një kriminel i damkosur elektoral.

Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur ishte Shukriu apo Safeti.

Por ai ka dosjen e vet!”, tha Berisha.