AKTUALITET, 6 Mars 2023, 10:44

Manastirliu: Reforma spitalore do të ketë më shumë iniciativa financiare

Manastirliu: Reforma spitalore do të ketë më

Kongresi i parë i Shëndetësisë është mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Gjatë fjalës së saj Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria do të vazhdojë me mbështetjen ndaj mjekëve dhe profesionistëve.

Po ashtu ajo theksoi se nga fillimi i qeverisjes kanë rritur me 63% pagat e mjekëve

“Të dashur profesionistë të shëndetit, jo vetëm se tashmë u bënë vite që punojmë bashkë, por unë jam një nga ata njerëz që besojnë në atë shprehjen, “jo të gjithë engjëjt kanë krahë, disa kanë stetoskop”.

Por fjalët e mira nuk mjaftojnë ne këtë e dimë dhe ndaj e kemi shoqëruar me akte konkrete të mbështetjes financiare dhe profesionale, duke i mbajtur premtimet tona.

Nga pikënisja rritëm me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimit, si dhe jemi zotuar që të vijojmë rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë.

Reforma spitalore me modelin e ri të autonomisë do të mundësojë më shumë iniciativa financiare për mjekët nga pagesa për performancën te praktikat”, tha Manastirliu.