TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e sotme do jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të përkohëshëm të motit si edhe ndërpreje të reshjeve nga i gjithë territori i vëndit për të ri-kthyer kthjelllimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do të mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.