TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj, 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi goditën një punonjës policie gjatë detyrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 njoftuan se gjatë qëndrimit në dhomat e shoqërimit të komisariatit, të rinjtë kanë thyer kamerën e sigurisë, kanë dëmtuar derën e dhomës dhe kanë kanosur punonjësit e tjerë të policisë.
Materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.