AKTUALITET, 8 Shtator 2024, 22:39

Ajo dhe Spiropali do të "ruajnë" Veliajn, Manastirliu: E nderuar që m'u besua bashkëdrejtimi i Tiranës

Ajo dhe Spiropali do të "ruajnë" Veliajn, Manastirliu: E

Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar sot pas zgjedhjes së saj për bashkëdrejtimin e fushatës së ekipit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu falënderoi anëtarët e Asamblesë për besimin e treguar dhe shprehu përkushtimin e saj për të çuar përpara objektivat e Partisë në Qarkun e Tiranës.

"E nderuar që m'u besua detyra dhe përgjegjësia e bashkëdrejtimit të fushatës së ekipit të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin," shkroi ajo, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për të arritur objektivat e Shqipërisë2030.

Ajo siguroi se, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e socialistëve, do të japin maksimumin për të siguruar një tjetër fitore politike në Tiranë.

Manastirliu gjithashtu uroi ekipin e Partisë Socialiste për suksese në përmbushjen e detyrave në kuadër të projektit "Shqipëria 2030".