AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 15:32

Rrahman Rraja njoftoi lënien e mandatit pas ngjarjeve të rënda në Krujë, ja kush do ta zëvendësojë në Kuvend

Rrahman Rraja njoftoi lënien e mandatit pas ngjarjeve të rënda

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Krujë, ku djali, vëllezërit dhe anëtarë të tjerë të fisit të Rrahaman Rrajas dhunuan barbarisht dy persona, ky i fundit ka njoftuar sot lënien e mandatit të deputetit.

Rraja ishte në mandatin e tij të dytë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë nën logon  e Partisë Socialiste.

Tashmë, pas lënies së mandatit, vendin e tij do ta marrë Arkend Balla.