TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike përballë Gjergji Hanit, Lulzim Basha ka mbledhur dy prej forumeve më të rëndësishme të PD-së, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Kryetari i PD i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim i cili u pranua.
Gjithashtu mësohet se në agjendën e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit do të jenë ndryshimet statutore, vendimet organizative dhe miratimi i aksionit politik të PD-së.
Kujtojmë se zgjedhjet e ditës së djeshme për kryetar të PD-së u kundërshtuan nga Këshilli Kombëtar i mbledhur 4 ditë më parë me kërkesë të Gazment Bardhit, i cili i shpalli të pavlefshme dhe në kundërshtim me Statutin.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:
Ndryshime statutore;
Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;
Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes së ditës së sotme u vu re mungesa e disa figurave të rëndësishme, duke filluar nga Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, etj.
Gjitashtu kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë të Kryesisë së PD-së deputetja Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj.
Zgjedhjet e ditës së djeshme në PD janë kontestuar gjerësisht, ku Këshilli Kombëtar i mbledhur 4 ditë më parë me thirrjen e Gazment Bardhit, i shpalli votimet për kryetar jolegjitime dhe në kundërshtim me Statutin.
Te pranishëm:
Lulzim Basha
1-Fitim Zekthi
2 -Taulanda Jupi
3 -Arbi Agalliu
4 Gazmend Koduzi
5 Oriola Pampuri
6 Gentian Gaba
7 Kreshnik Çollaku
8 Flutura Açka
9 Merita Bakiu
10- Xhemal Gjunkshi
11- Enkelejd Alibeaj
12 Taulant Zeneli
13-Endri Hasa
14-Indrit Sefa
Mbështetës të Bashës që munguan në mbledhje:
Roland Bejko
Agron Kapllanaj
Jemin Gjana
Nuk ishin në mbledhje:
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Juela Hamati
Jonila Godole
Kane dhënë dorëheqjen:
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj