AKTUALITET, 30 Korrik 2023, 14:15

Mbetjet e inerte në Shirokë, Rama: Ndëshkime për ata që shkelin rregullat dhe keqpërdorin hapësirat publike

Mbetjet e inerte në Shirokë, Rama: Ndëshkime për ata që

Kushdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike do të ndëshkohet, tha kryeministri Edi Rama ndërsa publikoi në rrjetet sociale momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat në zonën e Shirokës.

“Momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat

Ky angazhim do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike”, shkruan Rama.