AKTUALITET, 30 Korrik 2023, 13:26

Fier/ “Fiati” del nga rruga dhe përfundon në kanal, si paraqitet gjendja e shoferit

Fier/ “Fiati” del nga rruga dhe përfundon në kanal, si

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën rurale Fier- Kallm, ku një automjet tip “ Fiat Punto” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Bëhet me dije se pas përmbysjes së mjetit drejtuesi ka arritur të dalë pa dëmtime të rënda, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë punonjësit e Policisë Rrugore dhe një mjet zjarrfikës.

Ndërsa grupi hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.