AKTUALITET, 30 Korrik 2023, 21:08

Nga "madamë vila" te badigard koburja, Berisha rendit akuzat ndaj Lindita Nikollës pas arrestimit të shoqëruesit (VIDEO)

Nga "madamë vila" te badigard koburja, Berisha rendit akuzat ndaj
Fotomontazh: Berisha dhe Nikolla

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të punonjësit të gardës dhe një prej shoqëruesve të Lindita Nikollës, i cili u përfshi në rastin e dhunimit të disa anëtarëve të një familjeje në  Hamallaj.

Berisha shprehet se “zonja që ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit është recidiviste e pandreqshme”.

“Me Plarent Brilantinën shpenzuan 1,3 miliardë lekë ‘rikonstruksion’ të ministrisë, dy herë çmimi i ndërtimit të saj nga e para. Nga kjo doli vila dhe u bë e famshme si madame Vila, pastaj badigardi 3000 euro për çdo emërim dhe së fundi badigard koburja”, shkruan Berisha.