TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është Xhuljano Goga, 27-vjeç,banues në lagjen "Uznovë" në Berat. Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë,se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa raportohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
"Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.
27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit"-njoftoi policia.