TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Publikimi i videos së "takimit sekret" mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës në 3 dhjetor 2022, ka sjellë reagime të shumta. Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë ironi, duke u shprehur se, ‘kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin’.
"Kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin.
Mund të ishin takuar në cilëndo zyrë të Parlamentit, në cilëndo kafe të Tiranës dhe sdo kishim asnjë dyshim për qëllimin politik të takimit. Po në një shtëpi të dikujt tjetër, në orë të vonë dhe, si ilegalet nuk ngjan hiç mirë.
Nejse, nuk na takon të merremi me punët dhe shijet private të askujt..."-shkruan Manjani.
Ndërsa avokati dhe anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Genc Gjokutaj, ka reaguar, duke e ironizuar këtë takim teksa shkruan krahas videos: S’kemi pse ta fshehim “dashurine”! Le te plasin te gjithe! Te thone çfare te duan! “Dashurine” e vertete e lejon edhe vete Zoti! G