TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i grupit të Alibeajt, Roland Bejko, në ditët e fundit të fushatës, zhvilloi një takim me qytetarë në zonën e Laprakës. Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Bejko u premtoi atyre ndërtimin e më shumë hapësirave sportive, një problem jo vetëm në Laprakë, por në të gjithë kryeqytetin.
Kandidati Bejko tha se fushat publike do të jenë falas për të gjithë qytetarët dhe jo me pagesë siç i ka bërë Erion Veliaj. Po ashtu, Bejko u angazhua edhe për ndërtimin e qendrave rekrative, të cilat do të jenë falas për personat që s’kanë mundësi t’i aksesojnë.
“Shoh këtu që janë disa fusha për fëmijët që luajnë. Nëpër Tiranë fusha të tilla minikalceto, volejbolli e basketbolli janë zhdukur. Ashtu si janë zhdukur komplekset sportive, ose anekset sportive të stadiumeve të cilat i kanë kthyer pallate, siç ka qenë aneksi i stadiumit te Qemal Stafa, ose aneksi i stadiumit tek ish-stadiumi Dinamo. Ose siç kemi një fusha futbolli këtu në Laprakë, u diskutua të jepej për shesh ndërtimi, po tani është një fushë futbolli por me pagesë kundrejt rezidentëve që anë në lagje Nëse unë do jem kryetar i bashkisë tiranë, rezidentët e lagjes Laprakë nuk do të hyjnë të luajnë në këtë fushë me pagesë, do ta kenë falas. Është fusha e tyre, kanë paguar për vite me radhë infrastrukturën shkollore dhe sportive”, tha Bejko.
“Gjithnjë e më pak mungojnë terrene sportive, për të mos folur pastaj për qendra rekreative, që do të thotë të ketë pishina publike, të ketë salla sporti. Këto mungojnë, ndërsa ne do t’i ndërtojmë këto salla, ku të ketë pishina verore e dimërore te mbuluara, aty të ketë palestra publike dhe njëkohësisht qytetarët që nuk i kanë kushtet të ushtrojnë sporte të ndryshme do subvencionohen nga bashkia dhe do të marrin një biletë falas për t’u futur në këto mjedise”, u shpreh Bejko.
Bejko tha se do të heqin taksën e infrastrukturës shkollore, si edhe do ulin me 50% taksat vendore. Po ashtu, taksa e ndërtimit do ulet nga 12% në 5%.
“Ne do të heqim taksën e infrastrukturës shkollore dhe sportive. Me 190 mln euro që e ka bashkia buxhetin tani, taksa për infrastrukturën shkollore dhe sportive zë vetëm 7 mln euro, ndërkohë që bashkia 10 mln euro në vit për inceneratorët që nuk punojnë. Nga ana tjetër ne kemi propozuar uljen e taksave me 50%. Qeveria thotë jo do i ulni deri në 30% se ashtu e vendos qeveria, në fakt në bazë të autonomisë vendore e drejta i takon këshillit të bashkisë që të përcaktojë hapësirën sa do ta ulë taksën dhe sa do ta ngrejë. Kështu që ne do të negociojmë me qeverinë që ta na japë mundësinë që t’i ulim me 50%”, u shpreh Bejko.
Bejko tha se do ta ndajnë Tiranën në 5 zona policentrike dhe kjo do të lehtësojë trafikun.