TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi shprehet i bindur se rinia e do dhe do ta votojë ndryshimin!
Boçi shkruan se misioni i opozitës është krijimi i kushteve që të rinjtë të mos shohin largimin nga vendi si të vetmen mundësi.
Ai ftoi qytetarët që të bashkohen dhe në 14 maj të votojnë ndryshimin.
"Misioni kryesor pas 14 majit mbetet, krijimi i kushteve që rë rinjtë, studentët, çiftet e reja të mos shohin si të vetmen mundësi për të pasur një ardhme të mirë, largimin nga Elbasani! Kjo nuk bëhet me fjalë! Kjo kërkon projekte dhe mbështetje reale! Rinia e do dhe do ta votojë ndryshimin! Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin", shkruan Boçi.