AKTUALITET, 10 Maj 2023, 17:10

Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët automjeti në qendër të Elbasanit

Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët automjeti në

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në Elbasan. Ngjarja ndodhi në qendër të këtij qyteti, në një kohë kur zona është e populluar.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa drejtuesja me inicialet D.P., ka dalë në kohë nga mjeti.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve.

"Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.", thuhet në njoftimin e policisë.