TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori i një televizioni periferik në Tiranë, padashje, ka bërë "xing" mes kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi dhe zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Transporteve, Belinda Balluku.
Momenti i gafës direkte në ndodhi në televizionin "Shijak TV" ku moderatori Bejdo Malo i tha Belos të ftuar në studio se një lavazhier i kishte thënë se votën “do ta japim për Belind Ballukun”, duke i ngaterruar mbiemrin Këlliçit.
Kandidati nuk e priti mirë këtë miksim të emrit të tij dhe mbiemrit të numrit dy të qeverisë, por vetëm e korigjoi: Këlliçin, Këlliçin.