TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Pikat mbi I” në News24, ndërsa ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se ish-kryemistri Sali Berisha e ka të vështirë të sjellë frymë demokratike.
Gjithashtu, sipas tij, ai e ka të vështirë se do të bëjë opozitë në Shqipëri.
“Berisha ky është. Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike. Fakti që, mbledh këtë Kuvend dhe fitoi zgjedhjet në 6 mars brenda militantëve të PD-së ky nuk është thjesht se është lider historik, por është se jep besueshmërinë më të madhe se do të bëjë opozitë.
Berisha ka mëkatet e veta që nuk ka arritur që t’i bashkojë këta si të barabartë. Duhet një emancipim i partisë”, u shpreh Lubonja.