TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër urban në kryeqytet është përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të hëne. Bëhet fjalë për autobusin e linjës Qyteti Studenti, i cili është përplasur me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, xhami i parë i autobusit është shkatërruar në anën e djathtë.
Xhamat shihen dhe në pjesën e stacionit ku është përplasur autobusi. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Kujtojmë se ky aksident është i dytë brenda pak kohësh në radhët e linjave të urbanëve, ku vetëm katër ditë më parë një tjetër urban i linjës së Unazës përfundoi në lumin Lanë, pas përplasjes me një automjet.




