AKTUALITET, 2 Maj 2022, 12:59

Ngjarja makabre në Korçë/ Mjekja zbulon detajin shokues për gruan që dyshohet se futi foshnjen në valixhe

Ngjarja makabre në Korçë/ Mjekja zbulon detajin shokues

Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares, që dyshohet se futi fëmijën në valixhe duke i sjellë vdekjen, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar.

Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor tre vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

“Nuk isha njohur më parë me rastin, dhe pashë pacienten për herë të parë. Nga familjarët njihet e sëmurë prej tre vitesh dhe ka qenë e kartelizuar një vit më parë. Vetë familjarët thonë që e kanë shoqëruar, por nuk dihej origjina e anemisë.

Është e sëmurë, e quan veten një person tjetër, dhe fëmija është lindur nga personi tjetër. Është e sëmurë mendore, është çrregullim psikotik.

Ajo jashtë realitetit është e papërgjegjshme, nuk është kritike për situatën. Në këtë rast vepron ligji i shëndetit mendor, shtrim i detyruar me vendim gjykate dhe hospitalizim. Nuk më përleu që jetonte vetëm më një fëmijë autik të vetëm”- u shpreh ajo.

Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.