AKTUALITET, 2 Maj 2022, 11:45

Monika Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Mbarësi për të gjithë! Të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të ecim përpara

Monika Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Mbarësi për të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh, zhvilloi këtë të hënë një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku uroi të gjithë besimtarët shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Gjatë një prononcimi për media, Kryemadhi uroi mbarësi për shqiptarët dhe theksoi se festat fetare duhet të shërbejnë për të rikthyer solidaritetin e nevojshëm në shoqëri. Ajo ftoi qytetarët të mësojnë nga gabimet e së shkuarës dhe të ecin përpara.

“Në radhë të parë, ju uroj të gjithëve ju që jeni këtu sot, edhe pse ditë me shi dhe ditë pushimi, Gëzuar Bajramin. Dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që janë dhe që kanë festuar Bajramin mbarësi në familjet e tyre. Dhe të gjithë ata besimtarë që kanë agjëruar në muajin e Ramazanit, zoti ju pranoftë sakrificat.

Si gjithmonë, festat fetare janë shumë të rëndësishme për solidaritetin të cilin ne e kemi të nevojshëm, që duhet të jemi më pranë njëri tjerit, t’i japim dorën njëri tjetrit.

Të harrojmë të shkuarën dhe të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të ecim përpara. Kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë Komunitetin Mysliman po edhe për popullin shqiptar, sepse jemi i vetmi vend që kemi një harmoni fetare të jashtëzakonshme dhe është një nga vlerat më të mëdhaja që ne kemi, të cilën e stimulojmë dhe duhet ta stimulojmë më shumë sepse besimi zot është ai që fuqizon çdo ditë edhe më shumë atë që është institucioni më i rëndësishëm, institucionin e familjes. Unë ju uroj gëzuar, mbarësi juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Kryemadhi.