TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ishte sot në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për të uruar festën e Fiter Bajramit.
“Kënaqësi të vizitoja kreun e Komunitetin Mysliman të vendit e t’i uroja jo vetëm atij por të gjithë besimtarëve tanë që Zoti tua shpërblejë gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’i uroj paqe, shëndet mbarësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.
Kjo është një festë e mrekullueshme që na fton sot të forcojmë më tej ndjenjën e solidaritetit e harmonisë me njeri tjetrin e të jemi më pranë të gjithë vëllezërve tanë e gjithë familjeve që janë në kushte më të vështira”, tha kreu i shtetit.