TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa nesër pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ky i fundit ka bërë një ndryshim të orarit kur do të nisë seanca plenare.
Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.
Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane.
Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, iu ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE-së për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.