AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 12:10

Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ishte dënuar për shpërdorim detyre

Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Jorgo Goro, ish kryetari i bashkisë së Himarës është liruar nga burgu pas dy vitesh izolimi pas dënimeve të dhëna nga GJKKO.

Goro ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij prej 2 vitesh tashmë ka përfunduar.  Me gjykim te shkurtuar ai u denua me 1 vit e 4 muaj.

Dënimi për Goron u dha rreth një muaj më parë, ndërsa ai vazhdonte te qendronte ne qeli që prej arrestimit të marsit të vitit të kaluar.

Ai ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij tashmë ka përfunduar i gjithi, me 2 vite e 20 ditë burgim.

Jorgo Goro sips përllogaritjeve rezulton se është arrestuar më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe më pas me masa sigurie dhe vendime të GJKKO-së.

Masa e sigurisë ka qenë “arrest me burg” për shpërdorim të detyrës. Më 13 mars 2025 dhe më pas më 22 korrik 2025, shkalla e parë dhe Apeli i GJKKO kanë konfirmuar dënimin përfundimtar me 2 vite dhe 20 ditë burgim ndaj ish-kryebashkiakut. Dënimi është dhënë dy herë për veprën penale ‘shpërdorim detyre” dhe refuzimi për deklarim, fshehja e të ardhurave dhe mosdeklarimi i pasurisë së zyrtarëve. Vendimi më 22 korrik ka marrë foirmën e prerë. Në momentin e dënimit të formës së prerë Goro përllogaritej se kishte kryer 1 vit, 11 muaj dhe 29 ditë izolim, kurse më 12 gusht ai ka plotësuar të gjithë dënimin e dhënë nga drejtësia dhe është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tij nga qelia e Burgut ‘Jordan Misja” në kryeqytet, ku po e vuante izolimin.

Jorgo Goro u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.