AKTUALITET, 28 Gusht 2025, 20:59

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, humb jetën një 61-vjeçar

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, humb jetën një

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat, në krahinën e Dukagjinit në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake nga polica, mësohet se shtetasi Ndoc Maçaj, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

"Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes"- njoftoi policia.