AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 09:10

Dyshimet/ Një person i pajetë gjendet në një rrugë rurale në Librazhd, ende të paqarta rrethanat

Dyshimet/ Një person i pajetë gjendet në një rrugë

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, pjesë e Njësisë Administrative Qendër, në Bashkinë Librazhd.

Sipas burimeve jo zyrtare, trupi është konstatuar nga një kalamitar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës, i cili është i seksit mashkull, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, nuk dihet nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo në rrethana të dyshimta.

Hetimet janë në fazë paraprake, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë në pyetje banorët përreth, për çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim.