TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Tunelin e Llogarasë.
Në këtë aksident u përfshi një makinë “Mitsubishi”, një “Audi” dhe një “Volvo’. Të tre makinat kanë marrë dëmtime jo të pakta, siç shikohet edhe nga fotot.
Aksidenti bëri që në tunel të krijohet trafik për shumë minuta, ndërsa ndërhyrja e policisë ka bërë që situata më vonë të përmirësohet.





"Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht"- njoftoi policia.