AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 09:03

Operacioni/ Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori

Operacioni/ Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në

Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga.

Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.