AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 10:54

'Rama 4'/ E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Vanhorn ‘zbarkon’ në kryeministri, vizita e parë pas zgjedhjeve të 11 majit

'Rama 4'/ E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Vanhorn

Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare përreth 20 minuta.

Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin.

Vizita vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. 11 shtatori përflitet si datë për mbajtjen e Asamblesë së PS-së, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë.