AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 12:23

Rrumbullaku flet për procesin e vetëpastrimit: Kush ka përdorur Sky ECC apo EncroChat, të largohet nga policia!

Rrumbullaku flet për procesin e vetëpastrimit: Kush ka përdorur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë një bilanc të punës në terren të forcave të rendit duke nsiur nga megaoperacionet për goditjen e rasteve të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, tek lojërat e fatit.

Rrumbullaku u ndal tek vlerësimet e ndërkombëtarëve dhe tek fakti se tanimë sipas tij, Policia është një partner më i besueshëm.

Ai tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.

“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla”, tha Rrumbullaku.