AKTUALITET, 6 Maj 2025, 11:40

Lezhë/ Incidenti mes Euroatlantikëve të Bashës dhe zyrtarëve të PS, vihet nën hetim 38-vjeçari! U kallëzua nga zyrtari i bashkisë

Lezhë/ Incidenti mes Euroatlantikëve të Bashës dhe

Policia e Lezhës ka vënë nën hetim një 38-vjeçar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së hënës mes Koalicionit Euroatlantik dhe PS-së. Zëvendës kryetari i bashkisë Fatjon Zefi e ka kallëzuar në polici 38-vjeçarin se ka penguar lëvizjen e automjetit të tij në fshatin Kolsh për motive politike. 

Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”,

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kolsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., me detyrë Zëvendëskryetar i bashkisë Lezhë, se 38-vjeçari, për motive që lidhen me fushatën elektorale, ka penguar me automjetin e tij, lëvizjen e mjeteve në fshatin Kolsh.”, njofton policia.