AKTUALITET, 6 Maj 2025, 10:19

"Ku u zhduk LaCivita, se thatë do ishte në Tiranë gjithë fushatën?” Mediu: Kemi 5 amerikanë të tjerë

"Ku u zhduk LaCivita, se thatë do ishte në Tiranë

Fatmir Mediu thotë se megjithëse Chris LaCivita është larguar nga Shqipëria, ai mban kontakte permanente me shtabin e tij elektoral që qëndron në selinë e PD.

Mediu thotë se kanë 5 amerikanë të tjerë, staf i ngushtë i LaCivita-s, që sipas tij, punojnë ditë e natë dhe çdo mesazh që përcillet nga kandidatët e PD i kalon drejtuesit të shtabit elektoral.

“LaCivita ka folur në mënyrë fare të hapur për “non gratën”. Ai ka ardhur për të menaxhuar fushatën elektorale të PD dhe unë mendoj se marrëdhënia me të ka sjellë qasje tjetër në raport me qytetarët.

Ne kemi vënë në lëvizje mekanizmat për një qëndrim të DASH dhe Kongresit për zgjedhjet në Shqipëri, prej kohësh si një opozitë e organizuar për një gjë krejt normale që duhet të ketë Shqipëria, për zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Ka një kontakt permanent me LaCivitan. Në PD ka një shtab me 5 veta, cdo mesazh kalon përmes tyre, që janë non stop te PD që punon.

Çdo mesazh që përcillet kalon përmes këtij kanali tek LaCivita. Po pse nuk keni shtruar njëherë një pyetje, kush punon tek PS? Kush i paguan ata që punojnë te PS? A e dini që ka një grup izraelitësh që punojnë me Ramën, i dimë dhe emrat”, tha Mediu për News24.