TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga sheshi Skënderbej, i cili po përgatitet të presë liderët e Europës në 16 maj.
Kreu i qeverisë tregon se atë ditë do të jetë një spektakël i vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do të kthejë sytë nga Shqipëria.
“Mirëmëgjes nga sheshi Skënderbej nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë kombëtare ku do të kalojnë udhëheqësit e Europës në 16 maj dhe këtu po bëhet edhe Shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë.
Këtu do të presim të gjithë ata që do të vijnë në kryeqytetin e Europës së Ballkanit. Nuk po zbuloj më shumë, por do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do të kthejë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit tonë kombëtar”,