AKTUALITET, 6 Maj 2025, 09:02

Tragjike/ Krim i rëndë në familje: Babai vret të bijën 15-vjeçare, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Tragjike/ Krim i rëndë në familje: Babai vret të bijën

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare  është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Autori eshte ndaluar nga policia, ndersa mesohet se familja eshte me origjine turke.