TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet ndjekësve në Facebook në rubrikën “Sy m’sy”, duke bërë thirrje sërish që ata që nuk mbështesin PS të mos shkojnë të votojnë.
Një ndjekës, i cili i kërkoi që të largohet me nder dhe t’i lërë vendin të rinjve Rama iu përgjigj kështu: “Këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord.”
Kryeministri teksa ironizoi opozitën tha se “nuk është higjienike nga pikëpamja politike që të hidhesh në kënetë”.
“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS, mos voto fare.
Mos u hidh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”, tha kreu i qeverise.