AKTUALITET, 6 Maj 2025, 10:06

VIDEO/ Pamje të frikshme nga Dibra, makina me shpejtësi “skëterrë” merr para policin

VIDEO/ Pamje të frikshme nga Dibra, makina me shpejtësi

Ky është momenti kur një 27-vjeçar humb kontrollin e makinës dhe merr para efektivin e policisë Veli Gjura, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peshkopi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi.

Siç njoftoi policia, 27-vjeçari A.Sh, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit, mbeti i lënduar Veli Gjura, (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit.

27-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedural.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)