AKTUALITET, 15 Janar 2023, 22:43

Tre lëkundje të forta sizmike në Shqipëri, IGJEUM jep detajet

Tre lëkundje të forta sizmike në Shqipëri, IGJEUM jep

Disa lëkundje sizmike të fuqishme janë ndjerë në kryeqytet dhe zona të tjera të vendit, duke filluar nga ora 22:37. 

Sipas të dhënave nga IGJEUM, lëkundja e parë ka patur magnitudë 4.7 të shkallës rihter dhe thellësi 15 km. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Klos, Dibër. 

Pak sekonda më pas, ka ardhur lëkundja e dytë, sërish me magnitudë 4.7 të shkallës rihter dhe thellësi 8.8 km, me epiqendër në Xibër, Dibër. 

Lëkundja e tretë ka qenë në orën 22:45, me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, me thellësi 8.1 km dhe epiqendër sërish në Xibër të Dibrës. 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, si pasojë e lëkundjeve, ka patur disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.