TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm Lefter Koka njofton në rrjetet sociale se është ndarë nga jeta vëllai i tij Iliri, pas një sëmundje të rëndë.
Ish-deputeti shkruan se vëllai i madh i familjes ishte shtylla e tyre ku mbështeteshin dhe udhërrëfyesi i tyre.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë! Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt.
Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qyteti.