TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha, kryetari ende në detyrë i Partisë Demokratike, do të mbledhë pasditen e kësaj të diele, kryesinë e grupit parlamentar.
Mësohet se anëtarëve u është thënë se temë e diskutimeve do të jetë aksioni politik për javën e ardhshme pasi pritet që PD të dorëzojë në Kuvend një nismë të re për vetingun në politikë, e artikuluar nga lidershipi i partisë.
Pritet që në mbledhje të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në këtë parti, ku ka patur përplasje të forta, pas vendimit të Lulzim Bashës për të hapur zgjedhje për krerët e FRPD dhe LDGSH, të cilat drejtohen aktualisht nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi.
Paraditen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha, zhvilloi Foltoren me të rinjtë e FRPD, ku u vu re një pjesëmarrje jashtëzakonisht e lartë, çka sugjeron se problemet për kryetarin e partisë, sa vijnë dhe shtohen.