TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rastet me Covid në Shqipëri kanë pësuar një rënie të lehtë javën e fundit. Ekspertë e ISHP thonë se qarqet më të prekura vijojnë të mbeten ato me popullsi të madhe.
“Aktualisht jemi në një situatë të qëndrueshme epidemiologjike, ku vihet re një rënie e lehtë e rasteve pozitivë me Covid-19 krahasuar me një javë më përpara. Qarqet kryesore ku janë përhapur më shumë rastet janë Tirana, Durrësi, Elbasani, fieri, ato me popullsi të madhe. Incidenca e kësaj jave është 242 raste për 100 mijë banorë ndërsa ka qenë 270”.
Në prag të dimrit Ekspertët i druhen një rritje të kurbës së infektimeve ashtu siç po ndodh në shumë vende.
“Situata në Europë dhe SHBA po tregon një tendencë rritje, ne shpresojmë të mos jemi pjesë e këtyre vendeve por duket pak si e vështirë. Vaksinimi është e vetmja mundësi për të ulur rastet dhe një apel për studentët për tu vaksinuar për të ndalur këtë pandemie që po zgjat” – citon TV Klan.
Grupmosha më e prekur nga Covid-19 në Shqipëri vijon të jetë ajo mbi 65 vjeç, por edhe grupmosha 30-50 vjeç.