TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat e pranishme në selinë "blu" se, koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.
Ai tha se, PD nuk do të kthehet në bunker për interesat personale të ish-kryeministrit, duke shtuar se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të forumeve për arsye personale. Asgjë nuk e kthen Partinë Demokratike në bunker për interesat personale të Sali Berishës.
PD ka lindur si një inspiratë e popullit shqiptar për liri e demokraci. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, jam i vendosur që ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, tha Basha.