AKTUALITET, 7 Nëntor 2021, 19:21

Yuri Kim mirëpret kongresmenët e SHBA, paralajmëron takime të rëndësishme me liderët e Shqipërisë

Yuri Kim mirëpret kongresmenët e SHBA, paralajmëron takime

Ditën e nesërme pritet që disa prej liderëve të Shqipërisë të zhvillojnë takime me disa prej anëtarëve të kongresit të SHBA-së.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila priti këtë të dielë në takim 3 kongresmen.

Me anë të një postimi në Twitter, diplomatja shkruan se ka mirëpritur në Tiranë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner.

Ajo bën me dije se kongresmenët janë në Shqipëri për të zhvilluar disa takime të rëndësishme me disa prej liderëve të vendit. Por diplomatja nuk ka dhënë më shumë detaje për të cilat shkruan se do i japë nesër.

“E lumtur të mirëpres në Tiranë kongresmenët amerikanë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner për disa takime të rëndësishme me liderët e Shqipërisë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!” – shkruan Yuri Kim.