AKTUALITET, 9 Mars 2023, 20:49

Largohet nga detyra Artan Lame, në krye të Kadastrës pritet të emërohet Dallëndyshe Bici

Largohet nga detyra Artan Lame, në krye të Kadastrës pritet

Artan Lame është larguar nga detyra si drejtor i Kadastrës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. Mësohet se ditën e nesërme në vendin e tij do të prezantohet Dallëndyshe Bici.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.