TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre ditë nga prezantimi i partisë që do ta drejtojë vetë, avokati Adriatik Lapaj tha se lëvizja “Shqipëria Bëhet” do ta ketë takimin e parë në Rreshen në orën 17:00 dhe më pas do të jetë një rrugëtim serioz që nuk do të ketë kthim pas.
Gjithashtu ai shtoi se është i vendosur për një qasje të re të debatit publik në vend. Nuk la pa përmendur edhe kritikët dhe ata që kanë reaguar me akuza ndaj kësaj lëvizjeje, duke thënë se ndjehen të kërcënuar me këtë model të ri.
“Pas tre ditësh është prezantimi zyrtar, fillojmë me takimin e parë në Rreshen në orë 17:00. Vazhdojmë me takime në Pogradec, kemi takime me diasporën. Ky është një rrugëtim serioz i vendosur dhe nuk ka më kthim pas.
Lëvizja do të jetë e organizuar nga Departamenteve të fushave të ndryshme. Do të ketë propozime konkrete, do të jetë një paketë e plotë. Nga dita e hënë do të ndryshojë debati publik në Shqipëri. Nuk i kam hyrë kësaj rrugë për të menduar të keqen do të ketë qasjen e re karshi debatit publik.
Debat me prova. Po i hy kësaj rrugë për të krijuar model të ri të të angazhuarit në jetën publike. Kjo do të jetë rrugë e vlerave, pra do të ketë një standard të ri të debatit. Unë do të shkoj tek qytetarët. E kam marrë këtë rrugë tani, moshën e kam në favor. Baltës nuk do t’i kthehem me baltë. Nuk jam në këtë rrugë për të replikuar modelin e të keqes dhe kush do të paguhet me para krimi e ka të kotë nuk ka më kthim pas.
Do të vendosim një model të ri në këtë republikë. Nëse nuk do të na sulmonin do të thotë se nuk kemi bërë asgjë. Fakti që na sulmojnë do të thotë se i kemi trazuar ujërat. Jemi duke i kërcënuar me modelin tonë”, tha ai për News 24.