TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate të forta ka pasur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ka qenë Tedi Blushi i cili i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj teksa e ka akuzuar këtë të fundit si abuzuesin më të madh të taksave të qytetarëve.
"Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtesë fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës. Në vend të ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para këshillit. Je keqbërësi më i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi më i madh i taksave të qytetarëve. Për mega-aferën e inceneratorit duhet të ishe marre i pandehur.
Ti sot quhesh ‘Erion Qelia’. ‘Erion Qelia’ flet për humanizmin ndërkohë që refuzon në shkelje të ligjit dhe rregullores së këshillit kërkesën për lejimin në mbledhje të Kryetarit të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve. ‘Erion Qelia’ nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardët e tij dhe nuk lejon invalidët në karrocë dhe gazetarët që presin jashtë dyerve të bashkisë.
Ti ‘Erion Qelia’ duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.
Me këtë firmë të paligjshme, ti ‘Erion Qelia’ fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. ‘Erion Qelia’ dili “për zot” firmës!", tha ai.