TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se studentët e Tiranës mund të pajisen me abonenë falas të autobusit që në fillim të vitit të ri akademik. Kryebashkiaku u shpreh se karta e Studentit që sot ofron 1600 shërbime, shërbim kryesor ka pikërisht abonenë studentore.
“Karta e Studentit, siç e dini ofron sot 1600 shërbime, por shërbim kryesor, edhe si vlerë financiare, ka abonenë e përgjithshme falas. Bëhet fjalë për 22.500 studentë dhe ne kemi parashikuar 13.5 milionë lekë në muaj, vlerë e cila do mbulohet e gjitha nga buxheti i Bashkisë së Tiranës,” u shpreh Veliaj.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos që procedura për marrjen e kësaj karte të nisë që në muajin tetor, ndryshe nga vitet e tjera që fillonte pas nisjes së vitit të ri akademik.