AKTUALITET, 15 Shtator 2023, 21:23

Bashkia e drejtuar nga njeriu i Berishës bën një pagesë tjetër për inceneratorin inekzistent të Tiranës

Bashkia e drejtuar nga njeriu i Berishës bën një pagesë
Pagesa e kryer sot dhe kryebashkiaku Fisnik Qosja

Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori. Më 22 gusht bashkia e Kavajës bëri edhe një pagesë prej 122 mln lekësh për inceneratorin e Tiranës.

Bashkia e Kavajës bashkë me bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës, janë futur prej kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej 2017, kur ai mori atributet e Këshillit Bashkiak dhe vendosi që këto bashki të çonin mbetjet e tyre te inceneratori që nuk ekziston, por ato, si Tirana, vijojnë të paguajnë për djegien e plehrave. Ato janë të detyruara të paguajnë shtrenjtë një shërbim që nuk e marrin, ndryshe plehrat nuk largohen nga bashkia, siç ka ndodhur në disa raste, duke shkaktuar emergjenca mjedisore.