TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.
Lubonja u shpreh se opozita në vend ka devijuar energjitë e saj me grindjet mes tyre, në vend që t’i kundërvihet qeverisë.
Ai shtoi se grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën kanë humbur kredibilitetin pasi sipas tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.
Sa i përket propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ai u shpreh se ajo do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se specialiteti i Ramës është “korruptimi me paturpësi i intelektualëve të cilët e mbajnë në pushtet.
“Ndërkohë që kemi nevojë për një opozitë të bashkuar ndaj Edi Ramës që ka përditë skandale, merremi më shumë me grindjet brenda opozitës. Kjo i merr energjitë opozitare dhe e devijon tjetërkund.
Basha dhe deputetët e tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së dhe për mua kanë humbur kredibilitetin. Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta.
Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta. Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë.
Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik. Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.
Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.